Aktualitet

FOTOLAJM/ KPK shkarkon gjyqtarin e Vlorës, nëna e tij proteston, i drejton gishtin Komiçit

Në fotot e shkrepura nga LSA, duket nëna e këtij të fundit, e cila futet në ambientet e sallës ku u dha vendimi për shkarkimin e djalit të saj.

15 Qershor 2022, 10:31 Nga k.m.
FOTOLAJM/ KPK shkarkon gjyqtarin e Vlorës, nëna e tij proteston, i
Nëna e Bevis Shehajt

TIRANË- Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në seancën e zhvilluar në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku u vendos për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Vlorë, Bevis Shehaj. Në fotot e shkrepura nga LSA, duket nëna e këtij të fundit, e cila futet në ambientet e sallës ku u dha vendimi për shkarkimin e djalit të saj. Ajo drejtoi gishtin në drejtim të anëtarit të KPK, Olsi Komiçi duke e akuzuar atë për ryshfet, duke shprehur revoltën për shërbimin e marrë.

Bevis Shehaj u përball të hënën më 13 qershor me gjetjet e reja të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, të konstatuara pas riçeljes së hetimit për shkak të denoncimeve të kryera pas seancës së parë dëgjimore. KPK ngriti pikëpyetje për vendime të gjyqtarit Shehaj të marra në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konfliktit të interesit, konstatime që u kundërshtuar nga subjekti. Po ashtu, Shehajt u bënë pyetje mbi balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve, përpara se ai të emërohej si gjyqtar.

bevis shehaj olsi komiçi vettingu

Sondazh

Poll