Aktualitet

E RËNDË në Durrës/ E la, ish i dashuri shkon tek parukieria, i hedh acid në trup

E gjithë ngjarja ndodhi në zonën e Plazhit. Ish-partneri, pas një konflikti e pas ndarjes me gruan parukiere, shkoi në biznesin e saj duke i hedhur acid në trup.

15 Qershor 2022, 10:58 Nga A.B
E RËNDË në Durrës/ E la, ish i dashuri shkon tek parukieria,
Policia e Durrësit

DURRËS- Një person ka sulmuar me acid një grua në Durrës. Sipas Policisë së Shtetit, 49-vjeçari Ylli Mane i ka hedhur në fytyrë acid ish të dashurës së tij, kjo për arsye që nuk dihet. E po ashtu, pasi Policia shpalli në kërkim 49-vjeçarin me inicialet Y.M, të tjera detaje dolën në dritë për ngjarjen e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacioni e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:Y. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me substancë të dëmshme (acid), një shtetase.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

E gjithë ngjarja ndodhi në zonën e Plazhit. Ish-partneri, pas një konflikti e pas ndarjes me gruan parukiere, shkoi në biznesin e saj duke i hedhur acid në trup. Nuk dihet se si është gjendja aktuale e gruas, mirëpo Policia ka nisur punën për kapjen e autorit, i cili është arratisur. Ndërkohë që gruaja është në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Deri më tani mësohet se acidi nuk i ka prekur fytyrën.

gruaja sulmohet me acid ne durre durres

Sondazh

Poll