Aktualitet

I zhdukur prej disa javësh, Prokuroria nis hetimet për rrëmbim të Ulvi Skanës

Prokuroria është duke kryer veprime hetimore, siç është pyetja e personave që kanë pasur kontakt me Skanën

15 Qershor 2022, 10:47 Nga A.B
I zhdukur prej disa javësh, Prokuroria nis hetimet për rrëmbim
Ulvi Skana

TIRANË- Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar 'rrëmbim personi', zhdukjen e Ulvi Skanës. Prokuroria është duke kryer veprime hetimore, siç është pyetja e personave që kanë pasur kontakt me Skanën përpara se ai të shkëpuste kontaktet me familjen.

Dosja.al raportoi ekskluvizisht lajmin e zhdukjes së të riut nga Bathorja i cili u zhduk më 17 Maj. I ati, Hasan Stana rrëfeu për Dosja.al se djali i tij doli nga banesa rreth orës 13:30 e nuk u kthye më. Skana priti 3 ditë për kthimin e të birit, e më pas shkoi për të bërë denoncimin në Komisariat. 

Me datë 17 jam nisur për punë në orën 1:30, doli dhe ai me mua, por nuk u kthye më. Ka dalë në qendër në institutit. Dilte zakonisht. Nuk e di se me kë, sepse nuk ia njihja shokët. Kam pritur 3 ditë, mendova se mos është në rajon. Nuk më njoftuan ndaj shkova vetë atje dhe më thanë nuk kanë të arrestuar këtu. Ditën tjetër shkova në spital për të pyetur, por nuk u bë fjalë nuk ishte atje. Edhe Policia kishte pyetur në spitale. S'ishte. Bëra denoncimin,”-rrëfeu ai në atë periudhë për Dosja.al.

Më 22 maj, Policia e Shtetit, nisi punën për gjetjen e të riut. Skana rezulton të jetë mik i Can Karriqit, i cili u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në Kodër Kamëz më 23 dhjetor të vitit të kaluar. 

zhduket ulvi skana ulvi skana prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll