Aktualitet

Sirena policie, helikopterë&truproja me vete! Ç'nuk u pa nga udhëtimi i Ramës e Abazoviç në Kiev

Siç duket edhe nga pamjet, me heliopter të Ushtrisë, Abazoviç ka ardhur në Shqipëri e më pas kanë zbarkuar në Kiev.

15 Qershor 2022, 10:59 Nga k.m.
Sirena policie, helikopterë&truproja me vete! Ç'nuk u pa
Pamje nga udhëtimi

TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është nisur nga Shqipëria në drejtim të Ukrainës. Siç duket edhe nga pamjet, me heliopter të Ushtrisë, Abazoviç ka ardhur në Shqipëri e më pas kanë zbarkuar në Kiev. Sigurisht që nën masa të rrepta sigurie, të ndjekur nga një eskortë që i ka shoqëruar në çdo hap. Po ashtu, duket se kanë përdorur metronë si mënyrën më të mirë të transportit për të shkuar në kryeqytetin e Ukrainës, ku pritet që të takojnë presidentin ukrainas, Volodymir Zelenskyy.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

dritan abazoviç edi rama edi rama ne ukraine

Sondazh

Poll