Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 29-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje.

15 Qershor 2022, 10:02 Nga A.B

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 29-vjeçari në

TIRANË- Një 29-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi i është gjetur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike. 29-vjeçari i identifikuar me inicialet F. M., ishte shpërndarës lëndësh narkotike në doza. 

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 29-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

Sipas policisë i riu pasi furnizohej me lëndë narkotike ai i ndante në doza dhe i shiste në disa zona të Tiranës. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë dhe 29-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Njoftimi i policisë

Tiranë Finalizohet operacioni i koduar "Quantity", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. Vihet në pranga poseduesi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Quantity", gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - F. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit F. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash të dyshuar të përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë dhe cannabis sativa, i ndante në doza të vogla, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni \"quantity\"

Sondazh

Poll