Aktualitet

“Nuk mban më ujë pilafi”, sot qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Protesta nis në orën 18:00 nga sheshi Skëndërbej për të marshuar drejt kryeministrisë.

15 Qershor 2022, 08:04 Nga A.B
“Nuk mban më ujë pilafi”, sot qytetarët
Proteste

TIRANË- Nën moton ‘nuk mban më ujë pilafi’, duke iu referuar rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve, e veçanërisht naftës dhe ushqimeve të shportës, qytetarët do të dalin sot në protestë. 

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, dhe në rrjetet sociale, dy ditë më parë, është zbuluar vendi dhe intinerari që do të ndiqet. Në orën 18:00, ata do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' për të marshuar më pas drejt kryeministrisë. 

Çmimet e fundit të vendosura nga Bordi i Transparencës kanë revoltuar qytetarët. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur të jetë 258 lekë/litri, i benzinës do të jetë 243 lekë/litri i gazit do të jetë 86 lekë/litri.

rritja e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve proteste

Sondazh

Poll