Aktualitet

Dhunohet mbështetësi i Partisë Demokratike në Labinot- Fushë (EMRI)

Dhunohet Altin Bici. Personi në fjalë është shoqëruar në polici.

15 Qershor 2022, 07:23 Nga A.B
Dhunohet mbështetësi i Partisë Demokratike në Labinot-
Policia

ELBASAN- Mbështetësi i Partisë Demokratike, Altin Bici, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Labinot Fushë. Banorët e zonës kanë bërë të ditur për mediat se Bici ishte në gjendje të rënduar pas dhunës që u ushtrua ndaj tij. Ai është shoqëruar nga oficerët e patrullës së 'Shqiponjave' në komisariat, ndërkohë që bashkë me të është ndaluar edhe një person tjetër. 

Për ngjarjen në fjalë ende nuk ka më shumë informacione. Pritet që në orët në vijim, policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen. 

dhunohet altin bici altin bici elbasan

Sondazh

Poll