Aktualitet

2 mln euro për të hedhur në erë një pallat! Dëshmia e Dumanin të kthen 21 vite pas, atentati ndaj Haklajt

Më 31 tetor të vitit 2001, 21 vite më parë u hodh në erë pallati i Azgan Haklajt.

15 Qershor 2022, 00:39 Nga F.M
2 mln euro për të hedhur në erë një pallat!
Dua Lipa

TIRANË- Vijimi i dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani rikthen një skenar të vitit 2001, kohë kur u hodh në erë pallati i Azgan Haklajt, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Përpara gruoit hetimor, ai ka treguar se Mikael Qosja (Kel Kamami) i ka ofruar atij 2 milionë euro për të hedhur në erë pallatin ku jetonte Erjon Alibej.

“Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit,”- deklaronte Nuredin Dumani.

Por çfarë ndodhi në vitin 2001?

Më 31 tetor të vitit 2001, 21 vite më parë u hodh në erë pallati i Azgan Haklajt, i cili në atë periudhë ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në çdo cep të pallatit ku banonte Haklaj u vendos dinamit dhe shpërthimi i tyre solli rrëzimin e të gjithë godinës. Specialistët në atë kohës arritën në përfundimin se për atentatin ndaj Haklajt është përdorur një sasi prej 6 kilogram dinamit. Si pasojë e shpërthimit mbeti e vrarë Shote Haklaj, si dhe 3 persona të tjerë u plagosën, mes tyre dhe një foshnje. Autorët e këtij akti të mirëfilltë terrorist, që synoi të zhdukte familjen e deputetit demokrat Azgan Haklaj dhe të paktën 20 familje të tjera nuk është zbuluar kurrë nga strukturat e specializuara të shtetit.

azgan haklaj nuredin dumani

Sondazh

Poll