Aktualitet

“Është katastrofë”! Kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë flet për hartën e re gjyqësore

Braka tha se avokatët parashtruan shumë problematika, që krijohen me hartën e re gjyqësore, por sipas tij, asgjë nuk u mor parasysh.

14 Qershor 2022, 23:12 Nga F.M
“Është katastrofë”! Kreu i Dhomës së
Fatmir Braka

TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë në Tiranë, Fatmir Braka tha se bojkoti nuk është shkelur nga asnjë avokat në vend, ndërsa qeveria nuk ka reaguar deri më tani. I ftuar në emisionin “Open”, i pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse kanë pasur kontakt nga qeveria pas nisjes së bojkotit, avokat Braka e mohoi një gjë të tillë. Braka tha se avokatët parashtruan shumë problematika, që krijohen me hartën e re gjyqësore, por sipas tij, asgjë nuk u mor parasysh.

“Ne menduam bojkotin si të vetmen rrugë, në situatën që u ndodhëm, pasi bëmë disa takime, ku nuk u mor parasysh asgjë në 6 takimet në rrethe. Duke qenë se parashtruam shumë probleme, u duk sikur do merrnin parasysh shumë, por e vërteta është që reflektuan vetëm në një që për ne nuk është asgjë, shtuan Gjykatën e Sarandës. Në këtë kontekst, në një mbledhje të hapur me gjithë kryetarët e avokative të rretheve vendosëm bojkotin. Në këto rrethana u bë bojkoti, pasi asnjëherë nuk u dëgjuam. Ky problem nuk ka lidhje aq shumë me avokatët, se sa me qytetarët, sepse bëhet fjalë me drejtësinë, marrjen e drejtësisë. Qytetarët janë plotësisht dakord me ne, sepse bojkoti do të sjellë të mira, nëse do të ketë ndryshime. Është absolute që Shqipëria do të funksionojë me Gjykatë Apeli. Kemi shembull të pastër Gjykatën e Apelit Administrativ, ku u tha se gjyqet do të zgjidhen në Apel për 30 ditë. Shumë e kënaqshme po të ndodhte kjo, por sot unë them se kanë akoma çështje të 2017 që nuk mendohet të hyjnë për gjykim. Është një katastrofë,"- tha Braka.

Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Për të shprehur kundërshtinë e tyre, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë për personat që kanë marrë në mbrojtje ligjore. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia u shpreh bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi, ndërsa shtoi se dërgimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendosur, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë në kërkesat e tyre. Kështu që në të gjihë vendin janë shtyrë rreth 800 seanca. 

fatmir braka harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll