Aktualitet

"Fakirë", Ngjela ngre tonet e përplaset me Brakën: Kush je ti more që flet aty. Avokati: Më njeh mirë

Ngjela la në mes debatin dhe mbylli lidhjen. 

14 Qershor 2022, 23:58 Nga F.M
"Fakirë", Ngjela ngre tonet e përplaset me Brakën: Kush
Spartak Ngjela

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela është shprehur pro hartës së re gjyqësore. Teksa fliste në një lidhje me Skype në Open, ai ka debatuar me të ftuarit në studio. Konkretisht, Ngjela iu drejtua avokatit Fatmir Braka duke e pyetur se kush ishte, pasi nuk arrinte që ta dallonte. Por, Braka iu përgji me fjalët 'e di mirë ti se kush jam, më njeh'. Këtu nisi një debat me replika mes tyre dhe Ngjela la debatin.

Pjesë nga debati:

Spartak Ngjela: Do më lini të flas? O drejtoje emisionin ose mbylle. Dëgjo këtu. 13 që janë, janë domosdoshmëri për të krijuar cilësi në drejtësi jo radhë. Kam 7 vjet në Apel në Perëndim dhe në metropole të mëdha. Mos u merrni me ato se janë fakirë. Janë gjëra fakirësh. Këtu flitet për drejtësi. Keni pasur hajdutë në gjyqësor. Doni të mbani hajdutët. Alarmi që ngrihet është kërkesë për të shpëtuar korrupsionin. Nuk e ka njeri në dorë këtë e kanë ndërkombëtarët. Këtu duhet të kthehemi tek drejtësia jo shpejtësia, kjo është e dyta në radhë. Sot vetëm tek SPAK ka drejtësi e jap me garanci. Nëse mendoni  që vonesa dëmton drejtësinë, jo e ka goditur korrupsioni. Nuk ka nisur shpronësimi i gjyqtarëve por do të nisi. Na duhet një agjenci sekrete një shërbim sekret antikorrupsion, e kam hedhur sot si propozim.

Eni Vasili: A ia vlen të pritet 7 vite?

Spartak Ngjela: Pyetja është a pres 7 vjet e marr drejtësi apo pres 1 vit dhe marr padrejtësi.

Eni Vasili: Por ndoshta pas 7 vitesh nuk më duhet më mua sepse e keni thënë edhe vetë që një drejtësi e vonuar është e munguar.

Spartak Ngjela: S’ju duhet ju por më duhet mua.

Fatmir Braka: Na fole për korrupsionin që nga 14 deri sot dhe na thua që në 1973 keni qenë avokat kur avokatia është sublimuar në 1967.

Spartak Ngjela: Potë kishte drejtësi në Shqipëri nuk vinte komunizmi.

Fatmir Braka: Ju po flisni më keq se… të lutem tani. Mos i ngatërroni gjërat këtu po flasim për hartën e re të gjyqësorit.

Spartak Ngjela: Kush je ti një herë kush je ti që flet?

Fatmir Braka: Kush jam unë më njeh shumë mirë ti mua.

Spartak Ngjela: Po nuk të njoh zërin nuk të shoh unë. Nuk kam unë figurë ore. Shumë mirë atëherë zoti Braka. 13 gjykata janë shumë të mira dhe do të rrisin cilësinë në drejtësi, jam për 12 jo për 13. Pasi ta shohim për 4 5 muaj se si do ecë mblidhemi sërish dhe bisedojmë. Natën e mirë kaq kisha.

spartak ngjela fatmir braka

Sondazh

Poll