Aktualitet

“Kam audiencën më të madhe unë, dëgjo këtu dëgjo! Po flet me… ”, Ngjela s'lë të ftuarin të flasë, ndërhyn Vasili

U desh ndërhyrja e gazetares Eni Vasili, që Braka të mund të përfundonte mendimin e tij.

14 Qershor 2022, 23:59 Nga F.M
“Kam audiencën më të madhe unë, dëgjo këtu
Spartak Ngjela dhe të ftuarit

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela është përplasur me të ftuarit në "Open", teksa diskutonte për hartën e re të gjyqësorit. Ai ishte në një lidhje me Skype dhe teksa diskutonte, u kundërshtua nga kolegu Fatmir Braka që ishte në studio. Por Ngjela ndërhyri sërish duke mos e lënë të përfundojë as një fjali.

“Nuk bëj dialog unë, bëj monolog… kam audiencën më të madhe në Shqipëri unë”, tha Ngjela ndër të tjera. U desh ndërhyrja e gazetares Eni Vasili, që Braka të mund të përfundonte mendimin e tij.

DEBATI MES TYRE

Fatmir Braka: Dua të sqaroj se s’ka lidhje me politikën, absolutisht jo. Avokatia s’ka qenë pjesë e politikës.

Spartak Ngjela: E ka KLGJ në dorë, s’kemi ne gjë në dorë

Braka: Këtë e dimë, por të lutem… të flasim dhe ne, sepse s’ka lidhje fare. Anglia për saktësim, ka mbi 30 gjykata nuk ka vetëm një, nuk hyj në këtë debat por s’ka një gjykatë apeli. Nuk bëhet fjalë për avokatët, por qytetarët…

Braka: Si ç’punë kam unë? Jam aktor në vendimet e drejtësisë.

Ngjela: Dëgjoni mo dëgjoni, avokatia është profesion provat

Ngjela: Po ç’hyn ti? Unë kam që në 1973 në avokati, dëgjoni mua me vëmendje… do dëgjosh mua tani? Po flet me sovranin e ligjit shqiptar këtu…

Braka:Nuk është kjo tema e diskutimit ca ke bërë ti tani.

Ngjela: Unë bëj vetëm monolog nuk bëj dialog!

Braka:Vazhdo me monologun tënd, por jemi në studio për dialog

Ngjela: Kam audiencën më të lartë në Shqipëri unë…

Ngjela: Dhe një herë, po ju them se gjykata ka karakter metropolitikan…

Ngjela: Është aksiomë… zonjë dëgjo këtu, e kanë shprehur mendimin e tyre ata, unë s’bëj debat, unë jap mendimin tim.

Braka:Më lër ta sqaroj, u futët në diskutimin e zotit Braka!

Braka:: Jo thash që avokatia është profesion privat dhe KLGJ është organi absolut.

Braka:: Të përgjigjet zoti Braka…

Braka:: Kur kam qenë ministër i drejtësisë, kam kërkuar që reformën ta bënin me 12 gjykata.

Braka:: Se e dija se korrupsioni ishte lëshuar si ujqër nga gjykatat…

Braka:: Kam kërkuar 12, janë 13,  s’jam dakord me 13.

Braka:: E kuptuam idenë tuaj,  lini të flasë zoti Braka tani.

spartak ngjela fatmir braka

Sondazh

Poll