Aktualitet

Historia/ Brushtulli vrau të dashurin e nënës së tij, i ati donte t’i hidhte në erë me bombë

Kjo histori kishte rënë edhe në veshin e babait të 48-vjeçarit që u plagos sot, i cili ka tentuar që t’i vrasë të dy me bombë në vitet ’90, por nuk ia ka dalë. I ati i Brushtullit u arrestua e vdiq në burg, por djali nuk e la me kaq historinë.

15 Qershor 2022, 00:27 Nga F.M
Historia/ Brushtulli vrau të dashurin e nënës së tij, i ati
Pjerin Brushtulli

SHKODËR- Pjerin Brushtulli, i cili u plagos në rrethana ende të paqarta në Velipojë, rezulton të jetë një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë. Kjo pasi më 6 tetor të vitit 2002 në fshatin Berdicë në të Rrethit Shkodër ekzekutoi me armë zjarri fqinjin e tij Kolec Hila (Nushi), teksa po ecte në një rrugicë pranë banesës së tij.

Fillimisht çështja penale nga Prokuroria e Shkodrës nisi në ngarkim të të plagosurit të sotëm Pjerin Brushtulli e Tonin Brushtulli (vëllezër), për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas, akuza ndaj Tonin Brushtullit ra. Pas vrasjes Pjerin Brushtulli u arratis, por u prangos në vitin 2008. Ai u dënua me 15 vite burg, por duke përfituar nga lehtësira, në fillim të këtij viti la qelinë.

Shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë fakti që Hila ka patur një lidhje intime me nënën e Brushtullit. Kjo histori kishte rënë edhe në veshin e babait të 48-vjeçarit që u plagos sot, i cili ka tentuar që t’i vrasë të dy me bombë në vitet ’90, por nuk ia ka dalë. I ati i Brushtullit u arrestua e vdiq në burg, por djali nuk e la me kaq historinë dhe e vrau të dashurin e nënës së tij.

Ndërsa mbrëmjen e sotme u plagosr vetë. Ai ndodhej pranë një resorti në momentin që persona ende të paidentifikuar e qëlluan me armë. Brushtulli ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pista që po hetohet është vrasjea e Nushit.

plagoset pjerin brushtulli pjerin brushtulli

Sondazh

Poll