Politike

Mjekja Shosha: Në kohën e Ministrit Beqaj u futën në treg medikamente jo cilësore

Gjatë tryezës së mjekëve, Shosha tha se për cilësinë jo të mirë të medikamenteve, qytetarët ua hidhnin fajin mjekëve.

14 Qershor 2022, 19:10 Nga I.A
Mjekja Shosha: Në kohën e Ministrit Beqaj u futën në treg
Lida Shosha

TIRANË- Mjekja e njohur Lida Shosha akuzoi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për futjen në treg të medikamenteve jo cilësore. Gjatë tryezës së mjekëve, Shosha tha se për cilësinë jo të mirë të medikamenteve, qytetarët ua hidhnin fajin mjekëve.

Duhet një reformë në sistemin farmaceutik. Në kohën e ministrit Beqaj u lejua që në tregun shqiptar të operonin kompani aspak serioze, që futën në treg barnat apo medikamente jo cilësore dhe pasojat i patën qytetarët. E dini se çfarë ndodhte? Familjarët apo pacientët ia hidhnin fajin mjekëve për mos efikasitetin e mjekimit, ndërkohë që fajin e kishin pikërisht këto medikamente që ishin jo cilësore”, tha ajo.

ilir beqaj lida shosha berisha tryeze me mjeket

Sondazh

Poll