Politike

Tryeza e mjekëve, Shehu: Sistemi shëndetësor në Shqipëri është më i nënfinancuari në Evropë

Gjatë tryezës sotme me mjekët, Shehu tha se sistemi financiar në vend është më i nënfinanciuari në Evropë.

14 Qershor 2022, 18:29 Nga I.A
Tryeza e mjekëve, Shehu: Sistemi shëndetësor në
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se sistemi shëndetësor është shumë larg parametrave dhe objektivave të duhur. Gjatë tryezës sotme me mjekët, Shehu tha se sistemi financiar në vend është më i nënfinanciuari në Evropë.

"Fatkeqësisht sot ne të gjithë bashkë, ju të gjithë mjekët që jeni pranë qytetarit, sistemi ynë shëndetësor është larg parametrave dhe objektivave, larg elementëve për të cilët jemi mbledhur për të diskutuar. Sistemi shëndetësor është me i nënfinancuari në Europë me 2.1 të GDP nga buxheti dhe 0.8 nga kontribute diskete kur mesatarja europiane është 9. Kjo qeveri aktuale premtoi shëndetësi falas, por është kokëposhtë”, tha Shehu.

Shehu theksoi se, shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror ndërsa përmendi PPP-të korruptive.

“Më i centralizuar se ka qenë në kohën e sistemit komunist. Shembull është drafti i fundit në parlament, ligji për spitalet. Shërbimi shëndetësor është i mbushur me korrupsion shtetëror, mjafton të shohim PPP-të e famshme që kanë krijuar monopole private nacionale të financuara nga shteti, gërryese të sistemit tonë shëndetësor. Goditen qytetarët, mjekët, goditen për dy arsye, e para për të maskuar realitetin korruptiv shtetëror dhe e dyta për të terrorizuar kolegët tanë”, tha Shehu.

tritan shehu berisha tryeze me mjeket

Sondazh

Poll