Politike

Bordi i Karburanteve, Braçe: S’e ka përmbushur detyrën, do e humbasë funksionin! Çmimet abuzive

Braçe tha se ky bord shumë shpejt do e humbasë funksionin e tij për shkak se në pika të ndryshme të karburanteve pasqyrohen çmime të ndryshme.

14 Qershor 2022, 18:05 Nga F.M

Bordi i Karburanteve, Braçe: S’e ka përmbushur detyrën,

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se Bordi i Transparencës nuk e ka përmbushur punën e tij për çmimin e karburanteve. I ftuar në Report Tv, Braçe tha se ky bord shumë shpejt do e humbasë funksionin e tij për shkak se në pika të ndryshme të karburanteve pasqyrohen çmime të ndryshme.

"Dy gjëra nuk vendosen në protesta, çmimet nuk vendosen në shesh. Cildo që mendon se duke dalë në shesh do ulë çmimin e miellit, grurit, naftës e mendon gabim. Nuk ulen me protesta. Bordi ishte një instrument që nuk u ngrit dhe nuk po funksionin për të rritur apo ulur çmimin, u ngritën për të ndalur abuzimet që në ditët e para të efektit të luftës, apo kur nuk ishte dhënë ende. Bordi i ushqimeve ia ka dalë, i naftës për mua se ka përmbushur detyrën se tregu është divers sot që flasim nga pikëpamje pronësisë, markës. Bordi do fillojë ta humbi funksionin. Ka pika që e shesin me 8-9 lekë më lirë sesa çmimi, apo se çmimi që kanë rrjetet e mëdha. Po funksionin konkurrenca Qeveria duhet ët bëjë që konkurrenca të jetë efektive. Nuk duhet të lejojë integrimin vertikal të kompanive. Çmimi i vajit të lulediellit ka filluare të bjerë, ashtu si çmimi i gazit ka rënë. Çmim 90 lekë nëpër tabele, te pikat e bardha ishte 72 lekë, në tregjet ndërkombëtare ka çmimin e paraluftës. Bordi? Ka vendosur çmim tavan, por duhet të fillojë të bëjë analizë, nëse çmimi i gazit është i qëndrueshëm, çmimet nëpër tabela janë tërësisht abuzive. Tregjet të jenë demokratike, të hiqen barrierat prej monolit, duopolit. Ka ardhur koha për të riparë buxhetin," tha Braçe.

erion brace bordi i transparencës

Sondazh

Poll