Politike

Braçe: Berisha, një tigër pa dhëmbë që na ka ndjekur si Hitleri hebrenjtë

I ftuar në Report Tv, Braçe tha se PS-ja në atë kohë përndiqej nga ish-kryeministri Sali Berisha njësoj siç përndiqte Hitleri hebrenjtë. 

14 Qershor 2022, 18:04 Nga F.M
Braçe: Berisha, një tigër pa dhëmbë që na ka
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se periudha më e vështirë e PS-së ka qenë në momentin që ka qenë në opozitë. I ftuar në Report Tv, Braçe tha se PS-ja në atë kohë përndiqej nga ish-kryeministri Sali Berisha njësoj siç përndiqte Hitleri hebrenjtë. Ndërkohë që, për Berishën në këtë kohë, Braçe tha se është thjesht një tigër pa dhëmbë.

"31 vite janë të konsiderueshme për një parti, një jetë e tërë, gjithkush që e kishte vitin e parë të një drejtimi në parti sot janë bërë 31 vite, ka kaluar stuhi të mëdha. Ashtu siç ka hequr keq në dy palë periudha opozitare që përndiqej çdo kush si Hitleri-hebrenjtë. I ushtrohej presion, shihet nga një kategori e caktuar njerëzish edhe si alternativë pavarësisht se s’ka as dhëmbët e fuqinë e asaj periudhe. Është një tigër pa dhëmbë, por në atë kohë i kishte të gjitha, janë vrarë njerëz të angazhuar në veprimtari aktive patriotike siç kanë qenë luftëtarë për rezistencën në Kosovë. Të cilët janë zhdukur vrarë. Të tjerë socialistë janë përndjekur në kushtet kur kryetarin e kishin në burg. Është një 31 vjeçar që kishin të gjitha, për të bërë një hap më tutje, modernizmin e partisë, hapjen e dyerve për brezin e tretë, një gjeneratë tjetër që duhet ti përshtatet zhvillimet aktuale. Është një moment kritik për PS për të zgjedhur rrugën e duhur dhe për të marrë vendimet e duhura për tu rigjeneruar. Të jetë e hapur përkundrejt një marrëdhënie të re me shoqërinë civile që advokon dhe kthen në kauza çështje të rëndësishme që u përkasin të majtës, që në fatkeqësisht shpesh herë gjendemi në mes. Ne duhet të përfshijmë më shumë kauza të shoqërisë civile. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë, po përballemi me pasojat e COVID dhe të pos tërmetit. Lufta sigurisht po vështirëson situatën. Ndaj edhe qeverisja e PS-së në këto momente është themelore," tha Braçe.

erion braçe sali berisha

Sondazh

Poll