Politike

Kim takon Begajn: Pres të bashkëpunojmë gjatë Presidencës, faleminderit për çdo kontribut

Ambasadorja e falenderoi gjithashtu Begajn për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021.

14 Qershor 2022, 17:54 Nga F.M
Kim takon Begajn: Pres të bashkëpunojmë gjatë
Bajram Begaj dhe Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se Kim pret të bashkëpunojë gjatë mandatit që do ta drejtojë Begaj zyrën e Kreut të Shtetit. Ambasadorja e falenderoi gjithashtu Begajn për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021.

Postimi i ambasadës: 

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.

Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.

yuri kim bajram begaj

Sondazh

Poll