Politike

Bordet, Berisha: Po luajnë me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se bordet e krijuara janë për të mbushur valixhet e qeveritarëve si dhe klientelës së tyre.

14 Qershor 2022, 18:03 Nga I.A
Bordet, Berisha: Po luajnë me bukën e gojës së
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se bordet e çmimeve janë komuniste por të dobishme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se bordet e krijuara janë për të mbushur valixhet e qeveritarëve si dhe klientelës së tyre. Berisha gjithashtu shkruan se bordet janë krijuar në mënyrë që të zhvasin familjet shqiptare dhe që të luajnë me bukën e gojës së tyre. 

Postimi i Plotë:

Edi Rama tha: Bordet jane komuniste por jane te dobishme! Kjo sepse: Ato mbushin valixhet e qeveritareve dhe klienteles se tyre! Ato zbrazin xhepat e qytetareve! Ne tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarve nepermjet rritjes se çmimeve me bordet shushunja 340 milione euro. Miq, keto dite bordi komunist i Edi Rames i rritjes se çmimit te ushqimeve ka vendosur çmimet e reja me te larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin).

Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvasin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak. Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t'i zhvasë çdo qindarkë. Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor per te kontrolluar te gjithe shoqerine.

sali berisha bordet e cmimeve

Sondazh

Poll