Politike

Harta e re gjyqësore, Zhupa: Gjykatat janë mbyllur pa studim, dëmtim i drejtësisë

Ajo shkruan se mbyllja e këtyre gjykatave, do të rrisë shpenzimet dhe kostot e shërbimeve të qytetarëve për të marrë drejtësi. 

14 Qershor 2022, 17:21 Nga I.A
Harta e re gjyqësore, Zhupa: Gjykatat janë mbyllur pa studim,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me hartën e re gjyqësore. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se harta e re dëmton aksesin në drejtësi si dhe mbyll 18 gjykata pa asnjë studim. Ajo shkruan se mbyllja e këtyre gjykatave, do të rrisë shpenzimet dhe kostot e shërbimeve të qytetarëve për të marrë drejtësi. 

Postimi i Plotë:

Harta gjyqësore që mbyll 18 gjykata, pa asnjë studim, duke demtuar aksesin në drejtësi, dhënien e drejtësise, rritur kostot e qytetarëve, NUK DUHET të miratohet. Avokatët e Vlorës i janë bashkuar bojkotit, duke theksuar se harta e re e çon sistemin e drejtësisë drejt kolapsit. Vetëm sot në Vlorë janë pezulluar 60 seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë, 40 në Gjykatën e Apelit dhe 24 në atë Administrative. Avokatët e Sarandës kundërshtojnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative në Gjirokastër. Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët. Avokatët shprehen se gjyqësori do kalojë në kolaps.

Do duhen vite për një seancë. Sa kohë e lekë i duhen një qytetari nga Saranda të shkoj në Tiranë për cdo seancë? 5 gjykata Apeli do të mbyllen, dhe si rrjedhim aksesi/koha/shpenzimet e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria do të rëndojë në xhepat e qytetarëve. 4 gjykata administrative do të mbyllen, dhe si rrjedhim aksesi/koha/shpenzimet do të rriten për qytetarët. 9 gjykata të shkallës së parë, të Pogradecit, Lushnjës, Përmetit, Kavajës, Krujës, Kurbinit, Matit, Pukës dhe Tropojës do të mbyllen. Qytetarëve dhe avokatëve të qyteteve që preken do iu rriten shpenzimet/kostot e shërbimeve për të marrë drejtësi.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

harta e re gjyqesore ina zhupa

Sondazh

Poll