Politike

Fjalimi për korrupsionin, Yuri Kim: Ja çfarë thashë në të vërtetë, lexoni dhe gjykoni vetë

Në fjalën e saj, ambasadorja Yuri Kim tha se fjalët e saj janë transformuar nga ato që ajo i quan “spin doctors”.

14 Qershor 2022, 16:55 Nga k.m.
Fjalimi për korrupsionin, Yuri Kim: Ja çfarë thashë
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka sqaruar edhe njëherë fjalimin që mbajti dje në Konferencën anti-korrupsion të prezantuar nga qeveria. Në fjalën e saj, ambasadorja Yuri Kim tha se fjalët e saj janë transformuar nga ato që ajo i quan “spin doctors”, ndërsa edhe njëherë nxjerr pjesën e fjalimit që sipas saj është nxjerrë nga konteksti.

“Edhe një herë, spin doktorët po punojnë shumë, duke keqinterpretuar pikëpamjen e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Ja çfarë thashë në të vërtetë - ju lutemi lexoni dhe gjykoni vetë: Ju jeni në një moment kritik të historisë suaj. Ju duhet të vendosni fjalë për fjalë se në cilën rrugë po shkoni - po shkoni përpara apo prapa? Kush do ta zotërojë vendin tuaj? A do të jetë krimi i organizuar dhe thjesht oligarkë, apo njerëzit normalë do të kenë mundësinë të fitojnë, të kenë prona, të zhvillojnë prona dhe të pasurohen. Ju duhet të vendosni,"-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

yuri kim konferenca anti-korrupsion

Sondazh

Poll