Politike

Shembja e Teatrit, Rama publikon videon e Isuf Vrionit: Çmontim i marrëzisë monumentale

26 Korrik 2019, 17:43 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, Rama publikon videon e Isuf Vrionit: Çmontim i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka vijuar me postimet në Facebook të qëndrimeve apo deklaratave të figurave të njohura të artistëve, të cilët ndajnë mendimin se godina e Teatrit duhet shembur.

Rama ka sjellë në kujtesë një intervistë të shumë viteve më parë të Jusuf Vrionit, i cili shprehej se godina e Teatrit duhej shembur.

Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jusuf vrioni ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar edi rama jusuf vrioni ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll