Politike

Tha se do shkonte në zyrë të hënën, tre orë më vonë thyen derën/ Kush e urdhëroi Duron të bënte lëvizjen tinëzare

26 Korrik 2019, 17:35 Nga DOSJA
Tha se do shkonte në zyrë të hënën, tre orë

Vatra e parë e zjarrit për karriget e kryebashkiakëve të rinj është për Devolli. Kryetari i ri i bashkisë së Devollit Eduard Duro pas betimit para këshillit tha se do të fillonte punë të hënën.

Në një prononcim për media ai tha se ishte në dijeni për skenarin e bllokimit të Bashkisë, duke premuar se nëse nuk i lirohej zyra institucionet e tjera do ta merrnin situatën në dorë.

Deklarata e tij u bë në orën 13:35 të pasdites së sotme dhe vetëm tre orë më pas plani ndryshoi.

Duro harroi se kishte deklaruar se do të futej në zyrë të hënën duke hapur me zor derën e jashtme të Bashkisë dhe atë të zyrës së saj.

Edhe pse në kundërshtim me fjalët e tij ai nuk ka bërë asnjë përgënjeshtrim duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një plan ose me një urdhër për një lëvizje tinëzare.

Ndoshta kjo është mënyra se si socialistët do të hyjnë në zyrat e tyre…duke kapur në “befasi” kundërshtarin.

Sot u testua për herë të parë qëndrimi i prerë i Lulzim Bashës për të mos liruar zyrat. Kryetari i PD në këtë bashki, Bledjon Nallbati, nuk lejoi që socialistët të hynin në ambientet e bashkisë duke e zhvendosur kështu takimin në ambientet e prefekturës.

Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi. Në mbledhjen e zhvilluar në prefekturë, u betua kryetari i ri, Eduart Duro, si dhe Eroldin Begolli u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak në Devoll.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike devoll eduard duro zgjedhjet lokale 2019 devoll eduard duro zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll