Sport

Rüdiger, Salah, Van Dijk... Ja cilët janë lojtarët që kanë luajtur më shumë këtë sezon?

Mes kompeticioneve të klubeve dhe kombëtareve, kalendari është mbingarkuar të paktën këtë sezon. Dhe disa lojtarë e kanë paguar detyrimisht çmimin.

13 Qershor 2022, 15:45 Nga DOSJA

Rüdiger, Salah, Van Dijk... Ja cilët janë lojtarët që

ANGLI - Me një ndeshje të Champions League çdo tri ditë për mbylljen e sezonit, disa trajnerë detyrohen të përdorin rotacion për të ruajtur integritetin fizik të lojtarëve të tyre, siç bëri Louis Van Gaal, trajneri i Holandës me Virgil Van Dijk, i cili pushoi kundër Uellsit dhe Polonisë. 

Disa lojtarë belgë shkuan me pushime më herët, shumë të lodhur për të përfunduar sezonin. Një situatë alarmante e vënë në dukje nga presidenti i federatës franceze Noël Le Graët, apo trajneri i kombëtares gjermane Hansi Flick.

Nga njëzet lojtarët në fushë me më shumë minuta këtë sezon, klube dhe kombëtare të kombinuara, nëntë prej tyre janë mbrojtës, gjashtë prej të cilëve luajnë si qendërmbrojtës. Pasojë logjike e ndryshimeve të rralla në këtë pozicion gjatë ndeshjes. I pari në këtë renditje është Antonio Rüdiger nga Chelsea. Një gjysmëfinale e Champions League, dy finale të kupës kombëtare dhe një ndeshje si titullar me Gjermaninë, lojtari i ardhshëm i Real Madrid ka realizuar gjithsej 61 ndeshje këtë sezon. Ose një takim çdo 4.6 ditë dhe një kohë totale prej 5645 minutash të shpenzuara në fushë.

Në këtë “Top-20” është edhe Milan Skriniar, i synuar nga PSG, në vendin e gjashtë (59 ndeshje). Sllovaku ka humbur vetëm katër ndeshje me Interin dhe ka luajtur 48 për klubin e tij, të gjitha të plota. Mbrojtësit e krahut janë gjithashtu të përfaqësuar mirë me Joao Cancelo (Manchester City), Andrew Robertson (Liverpool) dhe Hamari Traoré (Rennes).

Çuditërisht, kampionati më i përfaqësuar në këtë studim është Premier League, me nëntë lojtarë. Pesëshja e parë në këtë renditje evoluon edhe në Angli, ku ndeshjet e kupave kombëtare vijnë shpesh për të ngarkuar kalendarët e makinave të mëdha. Liverpool, fitues i FA Cup dhe Carabao Cup (çdo herë kundër Chelseas në finale), vendos katër nga lojtarët e tyre në “Top-20”. Mohamed Salah dhe Sadio Mané, të cilët gjithashtu kanë luajtur në CAN, janë sulmuesit që kanë luajtur më së shumti ndeshje në pesëshen e madhe.

Ky klasifikim i lojtarëve të fushës, do të kthehej përmbys me praninë e portierëve. Tre prej tyre kanë luajtur më shumë minuta se Rüdiger në të gjitha garat: Édouard Mendy (Chelsea), Kasper Schmeichel (Leicester) dhe Jan Oblak (Atlético). Portieri senegalez madje vjen i pari me 63 ndeshje dhe 5878 minuta në fushë.

Shikoni renditjen e futbollistëve, të cilët kanë luajtur më tepër gjatë sezonit 2021-2022 (minutat dhe ndeshjet):

Rüdiger, Salah, Van Dijk... Ja cilët janë lojtarët që

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll