Art&Argëtim

"Është interesaxhi", Tan Brama 'plas bombën' për Ilir Shaqirin: Nuk më pyeste njëherë për familjen

Tan Brama foli rreth raporteve me fituesin e BBV Ilir Shaqirin, ku brenda shtëpisë patën një marrëdhënie të afërt, ai e quajti interesaxhi.

13 Qershor 2022, 16:57 Nga DOSJA
"Është interesaxhi", Tan Brama 'plas bombën'
Tan Brama

TIRANË- Koreografi dhe njëkohësisht ish-banori i BBV Tan Brama ka folur për projektet e tij si dhe raportin me disa nga personazhet e njohur që ndau eksperiencën televizive.

I ftuar në emisionin “Live from Tirana” ai foli rreth raporteve me fituesin e BBV Ilir Shaqirin, ku brenda shtëpisë patën një marrëdhënie të afërt, ai e quajti interesaxhi.

"Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon."-tha Brama.

Ndërkohë ai foli dhe për raportet dhe me ish-banorët e tjerë të BBV ku u shpreh se për disa nuk i bie ndërmend fare dhe se ai hyri dhe doli vetëm.

"Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum."-i shpreh ai.

Brama tha se së shpejti do të ketë një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, me një grup muzikor dhe një bashkëpunim me një koreograf amerikan, për një video film dhe pret emailin çfarë do të ndodhë sepse një video film do kohën e vet.

tam brama ilir shaqiri bbv

Sondazh

Poll