Art&Argëtim

Big Brother VIP realizohet për herë të parë në Kosovë, kush do të bëhet pjesë e shtëpisë së famshme

Premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

13 Qershor 2022, 15:33 Nga F.M
Big Brother VIP realizohet për herë të parë në
Foto Ilustruese

KOSOVË- Big Brother VIP do të mbahet për herë të parë në Kosovë. Mësohet se Klan Kosova ka arritur që të sigurojë kontratën me Banijay Rights për të drejtën e shfaqjes së këtij programi në Kosovë.

Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova. Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë. Ende nuk është bërë publik asnjë personazhi që do të futet në shtëpinë e famshme në Kosovë.

Edicioni i parë i BBV u realizua në Shqipëri vitin e shkuar.

big brother vip big brother vip ne kosove

Sondazh

Poll