Art&Argëtim

Tom Cruise dhe Hayley Atwell ndahen pas 2 vitesh së bashku

Sipas një burimi marrëdhënia e tyre ishte e vërtetë edhe pse u përfol se ajo ishte vetëm për kamerat.

13 Qershor 2022, 14:22 Nga DOSJA
Tom Cruise dhe Hayley Atwell ndahen pas 2 vitesh së bashku
Tom Criuse dhe Hayley Atwell

SHBA- Aktori Tom Cruise është ndarë nga partnerja e tij aktorja Hayley Atwell. Çifti i ka dhënë fund lidhjes pas 2 vitesh bashkë. Sipas burimeve dy yjet e Hollyëood-it kanë kuptuar që janë më mirë miq sesa të dashur. Sipas mediave të huaja, çifti janë ndarë për herë të dytë brenda dy vitesh. Sipas një burimi marrëdhënia e tyre ishte e vërtetë edhe pse u përfol se ajo ishte vetëm për kamerat.

"Marrëdhënia e Tom dhe Hayley ishte e vërtetë. Pavarësisht disa thashethemeve për të kundërtën, ajo nuk ishte kurrë vetëm për kamerat. Fatkeqësisht nuk ka funksionuar për ta. Ata kalojnë shumë mirë dhe kanë kimi fantastike, kjo është arsyeja pse ata vendosën që në heshtje t'i japin marrëdhënies një tjetër përpjekje në fillim të këtij viti,”-tha burimi.

Romanca e Tom dhe Hayley filloi në fund të vitit 2020 gjatë bllokimit të pandemisë. Tom Cruise ka qenë në marrëdhënie më shumë yje të hollivudit.  Martesa e tij e parë ishte me aktoren Mimi Rogers në 1987, nga e cila u divorcua tre vjet më vonë. Më pas ai u martua me aktoren Nicole Kidman në vitin 1990 dhe të dy u ndanë zyrtarisht në vitin 2001. Më pas ai u martua me Katie Holmes në vitin 2006, por për fat të keq u paraqitën për divorc në 2012. Që nga ndarja e fundit ai i ka mbajtur lidhjet e tij larg vëmendjes së publikut.

 

tom cruise hayley atwell

Sondazh

Poll