Art&Argëtim

U 'detyrua' të zbulonte identitetin seksual, komediania Rebel Wilson u shantazhua nga një gazetë australiane

Por sipas disa burimeve kjo dalje publike nuk ka qenë 'e vullnetshme' por thuhet se ajo është shantazhuar me zbulimin e së vërtetës. Mëngjesin e së shtunës Wilson u informua nga gazeta “Sidney Morning Herald” se do të publikohej një artikull në lidhje me seksualitetin e saj dhe partneren e saj femër.

13 Qershor 2022, 14:47 Nga d.a
U 'detyrua' të zbulonte identitetin seksual, komediania Rebel
Rebel Wilson

AUSTRALI- Pak ditë më parë aktorja e njohur australiane Rebel Wilson zbuloi se është lezbike dhe në një lidhje me partneren e saj të cilën e quajti një princeshë Disney.

Mendova se po kërkoja një princ të Disney-t… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë Disney #loveislove”, shkroi aktorja Rebel Wilson krah fotos me Ramona Agrouma.

Por sipas disa burimeve kjo dalje publike nuk ka qenë 'e vullnetshme' por thuhet se ajo është shantazhuar me zbulimin e së vërtetës. Mëngjesin e së shtunës Wilson u informua nga gazeta “Sidney Morning Herald” se do të publikohej një artikull në lidhje me seksualitetin e saj dhe partneren e saj femër.

Prandaj, aktorja i “prishi” ekskluzivitetin e gazetës australiane, duke folur për preferencat e saj seksuale dhe për patneren e saj të re.

"Për shkak të maturisë dhe respektit të plotë ndaj aktores media u dërgoi email përfaqësuesve të Rebel Wilson të enjten në mëngjes, duke i dhënë asaj dy ditë për të komentuar lidhjen e saj të re me një grua tjetër, stilisten e veshjeve Ramona Agruma, nga Los Angeles, përpara se ata të publikonin qoftë edhe një fjalë ",- shkruan gazetari në tekstin e tij.

Në shkurt 2021, një mik i aktores i tha People se Wilson u nda me ish të dashurin e saj Jacob Bass, katër muaj pasi ata zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram.

rebel wilson ramona agrouma

Sondazh

Poll