Art&Argëtim

Ishte në prag vdekje për shkak të kancerit, Fedez publikon bisedën me psikologun: S'dua të vdes!

Këngëtari ka dashur të ridëgjojë së bashku me fansat e tij momentet e para nga seanca me psikologen ditën kur zbuloi se vuante nga kanceri në pankreas.

13 Qershor 2022, 10:33 Nga j.c
Ishte në prag vdekje për shkak të kancerit, Fedez publikon
Fedez

ITALI- Këngëtari Federico Leonardo Lucia, i njohur si Fedez ka rikujtuar në Instagram momentet e vështira kur ai vuante nga kanceri në panksreas edhe pse kanë kaluar pothuajse tre muaj që kur ai iu nënshtrua një operacioni. Fedez ka postuar disa nga audiot e seancës me psikologun në momentin kur zbuloi diagnozën.

"Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se fëmijët e mi nuk do të më kujtojnë mua,”-ka thënë Fedez.

Sipas TGcom24, këngëtari ka dashur të dëgjojë së bashku me fansat e tij momentet e para nga seanca me psikologen, ditën kur zbuloi se vuante nga kanceri në pankreas.

"Mirëmëngjes. Nuk e di pse sot vendosa të dëgjoj seancën e bërë nga psikologu ditën kur zbulova se kisha kancer pankreatik, po qaj, qaj me dhimbje dhe gëzim. Vetëm një mendim ishte në gjendje të më shkatërronte më shumë se frika e vdekjes: të mos më kujtojnë fëmijët e mi. Epo, sot pyes veten nëse e gjithë kjo më mësoi vërtet. Sepse qenia njerëzore priret të heqë, harrojë. Dhe unë nuk Nuk dua. Nuk dua. Dua të harroj se gjërat e rëndësishme nuk janë gjëra. Mbaje atë dritare gjithmonë të hapur. Me zemrën tënde,”-tha Fedez.

Fedez është shprehur se këtë postim nuk e ka bërë për tu viktimizuar në media por për të frymëzuar njerëzit, të cilët mund të jenë në të njëjtën situatë si ai para disa muajsh.

"Merrini këto thënie të miat si t'ju duket e arsyeshme: dëshira për të ndarë, deluzione të protagonizmit ose narcisizmi si qëllim në vetvete. Nuk më intereson shumë. Unë dua vetëm që kushtoi që po përballet me këtë situatë  të dije se është normale të përjetosh disa ndjesi. Nuk je vetëm, nuk je i çuditshëm. Ka nga ata që kjo mund t'i bëjë mirë. Dhe kjo më mjafton.”-tha ai.

 

fedez

Sondazh

Poll