Art&Argëtim

Nënë për herë të dytë? Partneri i Adele: Mezi pres të jem baba ndryshe

Lajmi për zgjerim të familjes, vijnë në kohën kur Rich Paul shprehu dëshirën për të pasur një fëmijë me Adele.

13 Qershor 2022, 14:21 Nga A.B
Nënë për herë të dytë? Partneri i Adele: Mezi pres
Adele

SHBA- A është Adele gati të ketë një fëmijë tjetër? Mediat po gumëzhijnë nga lajmi se Adele dhe i dashuri i saj, Rich Paul, mund të bëhen prindër. Këngëtarja është nënë e një djali, të quajtur Angelo Adkins, nëntë vjeç, me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki. Edhe i dashuri i saj ka tre fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

Lajmi për zgjerim të familjes, vijnë në kohën kur Rich Paul shprehu dëshirën për të pasur një fëmijë me Adele. Ai e la të kuptohej se mezi pret që të bëhet baba.

“Si baba i ri, ishte shumë e vështirë. Nëse do të kisha më shumë fëmijë, do të isha një baba ndryshe. Mezi pres të jem një baba ndryshe. Unë e vlerësoj përvojën që pata si baba shumë i ri, por gjithashtu mezi pres të jem një baba ndryshe, një baba më i duruar”, tha Rich, në një intervistë për E! Neës.

Na mbetet vetëm të presim lajmin e bukur nga çifti!

adele

Sondazh

Poll