Bota

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Vriten mbi 30 mijë rusë që nga fillimi i luftës 

Rreth 32,300 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi

13 Qershor 2022, 12:27 Nga d.d

 

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Vriten mbi 30 mijë
Foto ilustruese

UKRAINË-Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura urkainase, ka publikuar vlerësimet më të fundit për humbjet ruse. Sipas tyre rreth 32,300 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi. Në postimin e mëposhtëm, shihen dhe vlerësime të tjera mbi humbjet ruse.

Sipas Sky News, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se është e mundur që rreth 40,000 trupa ruse mund të vriten deri në fund të qershorit.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 110. Inteligjenca britanike sot ka deklaruar se operacionet e kalimit të lumenjve do përcaktojnë rrjedhën e luftës. Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. 

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll