Sport

Revolucion? Sot miratohen përfundimisht 5 ndryshime në rregulloren e futbollit botëror

Do të jetë në Asamblenë e Përgjithshme të Bordit Ndërkombëtar (IFAB) Asambleja e Përgjithshme e mbledhur sot do të miratojë ndryshimet e mëparshme ku më i rëndësishmi rregulli i pesë ndryshimeve në futbollin aktual.

13 Qershor 2022, 12:15 Nga DOSJA
Revolucion? Sot miratohen përfundimisht 5 ndryshime në rregulloren e

KATAR - Kjo e hënë është një datë shumë e rëndësishme në të ardhmen e futbollit botëror. Sepse sot është thirrur Asambleja e Përgjithshme e Bordit Ndërkombëtar, e shtyrë për në fillim të marsit të kaluar.

Meqenëse FIFA organizon takimin në një vit të Kupës së Botës, delegacionet do të takohen në Doha, duke përfituar nga ndeshjet ndërkontinentale të ‘play-off’-it për Botërorin e ardhshëm në Katar. Është hera e katërt që Asambleja mbahet jashtë Evropës dhe hera e parë në Lindjen e Mesme.

Të vetëdijshëm për rëndësinë e ndryshimeve në rregullat e lojës, që ato të hynë në fuqi deri më 30 qershor përpara se të nisë edicioni 2022/23, anëtarët e IFAB-s e kanë konfirmuar me shkrim mbështetjen e tyre për ta gjithë ndryshimet e propozuara që u njoftuan në fund të marsit dhe do të ratifikohen më 13 qershor.

Kështu, në axhendën e takimit, pika e dytë e ditës do të jetë analiza, veçanërisht e numrit 3 që ka të bëjë me pesë zëvendësimet. Një normë që u vendos si diçka kalimtare nga FIFA, por që tani do të bëhet përfundimtare. Një tjetër çështje kryesore do të jetë edhe pozicioni jashtë loje, si nga këndvështrimi i asistentëve video, ashtu edhe nga konfigurimet më të aksesueshme. Si dhe nga teknologjia gjysmë automatike jashtë loje.

Pritet, që të gjitha pesë ndryshimet në rregulloren e futbollit, pas miratimit të sotën, të hynë në fuqi më 30 qershor.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll