Aktualitet

Qëlloi me armën e gjahut në drejtim të qendrës shëndetësore, vihet nën hetim 56-vjeçari në Fier

56-vjeçari dyshohet se gjatë natës ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të qendrës shëndetësore të fshatit për arsye ende të paqarta.

13 Qershor 2022, 11:19 Nga k.m.
Qëlloi me armën e gjahut në drejtim të qendrës
Foto ilustruese

FIER-Një 56-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Fierit. Kjo pasi 56-vjeçari, i identifikuar me iniciale E.K, dyshohet se gjatë natës ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të qendrës shëndetësore të fshatit për arsye ende të paqarta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin E. K., 56 vjeç, banues në Kraps, pasi dyshohet se, gjatë natës, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të qendrës shëndetësore të fshatit Kraps”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

fier kolonje

Sondazh

Poll