Aktualitet

Arrestohen për vepra të ndryshme penale 13 persona në Tiranë

13 Qershor 2022, 10:11 Nga j.c

Arrestohen për vepra të ndryshme penale 13 persona në Tiranë

TIRANË- Vihen në pranga 13 persona, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë i dy të rinjve të identifikuar me inicialet K. P., 20 vjeç dhe F. S., 20 vjeç banues në Tiranë.

Të rinjt janë arrestuar pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Ndërkohë një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet O. A., është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e  F. F., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale "Vjedhja".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të S. L., 49 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. Sh., 55 vjeç dhe F. M., 42 vjeç,   I. L., 51 vjeç dhe A. V., 26 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi. Ndërsa A. D., 56 vjeç dhe A. T., 22 vjeç, u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Vihen në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: - K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë;

 - F. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. A., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti). Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit F. F., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale "Vjedhja". 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: - S. L., 49 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. Sh., 55 vjeç dhe F. M., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;  I. L., 51 vjeç dhe A. V., 26 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi; - A. D., 56 vjeç dhe A. T., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; - N. P., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Më datë 12.06.2022, shtetasja M. F., 44 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. F., 22 vjeçe, së bashku me fëmijet e saj të mitur. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohen 13 persona në tirane

Sondazh

Poll