Aktualitet

Kujt i ruhej Aleksandër Sadikajt? Pas atentatit me tritol, Policia i shkon në shtëpi, gjendet jelek antiplumb e kanabis

Shuma prej 15 mije e 500 euro, Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, ndërsa kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të vonesës së lekëve.

13 Qershor 2022, 11:05 Nga k.m.
Kujt i ruhej Aleksandër Sadikajt? Pas atentatit me tritol, Policia i shkon
Aleksandër Sadikajt

TIRANË- Atentati me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt në Sauk, në shtëpi iu gjet jelek antiplumb e kanabis. Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë të cilën 27-vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime të forta se i riu i druhej ndonjë atentati. Kjo pistë është mohuar nga familjarët e tij, ndërsa shokët e tij kanë ngritur dyshime të forta duke përmendur edhe një emër. Pak kohë më parë, Aleksandër Sadikaj i kishte futur ndërmjetës për të marë lekët një tjetër person po nga Kuçova.

Shuma prej 15 mije e 500 euro, Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, ndërsa kishin pasur konflikte me njëri-tjetrin për shkak të vonesës së lekëve.

Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez para se t'i copëtoheshin të dy gjymtyrët nga shpërthimi. Po ashtu, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, ata që i kanë vendosur tritol me telekomandë poshtë mjetit në emër të Petrit Osmanit. Paraprakisht mendohet se bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina dhe se prej kohësh ndiqnin lëvizjet e të riut.

Por Sadikaj nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

aleksandër sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll