Aktualitet

Policia kërkon Avdylajn/ Përplasi efektivët, Pici lihet në burg: Isha vetëm, më kapi paniku

Gjatë seancës Pici ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të dëmtonte policin dhe se gjithçka e ka bërë në gjaknxehtësi.

13 Qershor 2022, 09:42 Nga A.B
Policia kërkon Avdylajn/ Përplasi efektivët, Pici lihet në
Range Rover

DURRËS- Hysen Pici është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. I riu u vu në pranga pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij 'Range Rover' 2 efektivët. Gjatë seancës Pici ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të dëmtonte policin dhe se gjithçka e ka bërë në gjaknxehtësi.

'Më vjen shumë keq për gjithçka ndodhi. E di që bëra gabim që u futa kundravajtje, por s’kishte makina dhe mendova t’i bija shkurt. Në këtë moment më dolën policia përpara. Më kapi paniku sepse kisha armë me vete dhe tentova të largohesha me qëllim mos të më kapnin me pistoletë. Më vjen keq edhe për efektivin e lënduar, nuk doja ta godisja. Kam qenë vetëm në makinë.'- tha ai.

Ndaj Picit janë ngritur tri akuza, ajo e kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, e armëmbajtjes pa leje dhe e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.

Mbrëmjen e së enjtes, Pici refuzoi t’i ndalonte patrullës policore të ngritur në lagjen numër 1. Ai u kap në flagrancë duke ecur me shpejtësi në kundravajtje me mjetin e tij tip Range Rover të bardhë. Dosja.al raportoi e para emrin dhe të dhëna lidhur me Hysen Picin, të riun nga Shijaku që ishte pasagjer në mjet, mirëpo më pas u bë e ditur se policia është duke kërkuar për Aldo Avdylajn pasi dyshohet se ishte në mjet me Picin.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 8 qershorit?

Dy efektivë policie bënë me shenjë mjetit “Range Rover” që të ndalonte, por drejtuesi nuk u bind. Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar pasi kishte armë në brez doli nga mjeti duke u larguar me vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të Policisë. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i erdhi shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, identiteti i të cilit ende nuk dihet, duke i dhënë makinës gaz në kundravajtje e duke përplasur efektivët. Për pasojë, Pici humbi nëpër rrugët e qytetit, ku hodhi edhe armën që kishte me vete. Por, u kap me vonë e u vu në pranga. Një nga efektivët e plagosur ndodhet ende në spital.

hysen pici

Sondazh

Poll