Aktualitet

Atentati me tritol, partnerja e Sadikajt: Llamarina e serbatorit ishte hapur, ai s'u shqetësua

Partnerja e 27-vjeçarit i cili humbi jetën 2 ditë më parë në një atentat në Tiranë, ka deklaruar se Sadikaj nuk ruhej e se nuk i kushtonte rëndësi konflikteve që kishte.

13 Qershor 2022, 10:19 Nga A.B
Atentati me tritol, partnerja e Sadikajt: Llamarina e serbatorit ishte hapur, ai
Aleksander Sadikaj

TIRANË- Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj ka dëshmuar se partneri i saj kishte konflikte të mëparshme. Partnerja e 27-vjeçarit i cili humbi jetën 2 ditë më parë në një atentat në Tiranë, ka deklaruar se Sadikaj nuk ruhej e se nuk i kushtonte rëndësi konflikteve që kishte. Po ashtu, partnerja e viktimës ka treguar se një natë më parë i riu pa që llamarina e serbatorit të mjetit ishte e hapur, mirëpo nuk u shqetësua duke e mbyllur më pas, e duke mos parë tritolin e vendosur prej disa ditësh.

'Ajo ka thënë se me Aleksandërin ka darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishe e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar se ka mësuar për ngjarjen e ndodhur.”'- raporton gazetarja Klodiana Lala. 

Sadikaj u vra dy ditë më parë brenda një mjeti me tritol, por nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

atentat aleksander sadikaj

Sondazh

Poll