Aktualitet

Përfundon pelegrinazhi tek Kisha e Laçit, ja ç'duhet të dini para se të niseni (HARTA E KALIMIT)

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, muslimanë, katolikë, ortodoks, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë vendin e shenjtë.

13 Qershor 2022, 10:57 Nga j.c.
Përfundon pelegrinazhi tek Kisha e Laçit, ja ç'duhet
Foto ilustruese

LAÇ- Sot është dita e Shna Ndout e cila përmbyll pelegrinazhin e 13 të martave. Me mijëra besimtarë, nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit ditën e djeshme për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë. Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, muslimanë, katolikë, ortodoks, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë vendin e shenjtë.

Pelegrinët për këtë ditë të veçantë vijnë nga i gjithë vendi. Policia ka marrë masa dhe njofton se rrugët ku do të kufizohet qarkullimi janë “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”, nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e  “Shna Ndout”‘; “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”; dhe nga “Pallati 113” Kisha e “Shna Ndout”.

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë. Nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

Historia e 13 të martave të shenjta në Kishën e Shna Ndout

Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor. Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist i cili ndaloi besimin tek feja, për t’u ringritur përsëri në 1990, me besimin akoma më të fortë të qytetarëve katolikë. Kisha e Shna Ndout ndodhet e veçuar në majë te malit, ku pelegrinëve u duhet të përshkojnë kilometra të tëra dhe të ngjisin qindra shkallë për të arritur në majë. Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha e Shna Ndout.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Rrugët që të kufizohen nga ora 10:00 datë 12.06.2022 – ora 00:00 datë 13.06.2022: -Nga “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”; -Nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e “Shna Ndout”‘; -Nga “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”; -Nga “Pallati 113” – Kisha e “Shna Ndout”.

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë. Rrugë për kombësorët do të jetë nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te “Kryqëzimi Varrezave”. Nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor. Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç dhe nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor. Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist për t’u ringritur përsëri në 1990. Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon shqiptarë të të gjitha feve, ndërsa arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha-Shna Ndout.

kisha e shna ndout pelegrinazhi kisha e laçit

Sondazh

Poll