Aktualitet

Plagosja në Skrapar/ Braho s'tregoi autorin, policia zbulon sherrin, e vë në pranga

Pas hetimeve u zbulua se Braho është qëlluar nga Andrea Ajasllani. Braho kërkoi që të paguhej për punën e kryer, e në këtë moment mes Andrea dhe Daniel Ajasllanit e 43-vjeçarit nisi një debat

13 Qershor 2022, 09:32 Nga A.B

Plagosja në Skrapar/ Braho s'tregoi autorin, policia zbulon sherrin, e

SKRAPAR- Andrea Ajasllani është shpallur në kërkim nga policia e shtetit pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri 43-vjeçarin, Valter Brahon. Ky i fundit, është arrestuar nga policia e Beratit për moskallëzim krimi. Braho u paraqit mbrëmjen e djeshme në spitalin e Beratit i plagosur e gjatë deklaratës përpara oficerit të policisë gjyqësore pretendoi se ishte vetë aksidentuar teksa ishte duke punuar në oborrin e Ajasllanit. 

Mirëpo, pas hetimeve u zbulua se Braho është qëlluar nga Andrea Ajasllani. Braho kërkoi që të paguhej për punën e kryer, e në këtë moment mes Andrea dhe Daniel Ajasllanit e 43-vjeçarit nisi një debat që më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Deklaroi se ishte vetë-dëmtuar me mjet të mprehtë, arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, 43-vjeçari që u paraqit në spitalin e Beratit, ditën e djeshme. Shpallet në kërkim 47-vjeçari që dyshohet se e plagosi aksidentalisht me armë zjarri. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. B., 43 vjeç, banues në Skrapar, sepse ditën e djeshme është paraqitur me dëmtime në trup, në Spitalin Rajonal Berat dhe gjatë deklaratës përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, ka pretenduar se ishte vetë-dëmtuar aksidentalisht duke punuar në oborrin e shtetasit A. A. Nga veprimet hetimore të punonjësve të Policisë, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe këqyrja e të dëmtuarit nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se ky shtetas ishte plagosur me armë zjarri.

*Dosja.al raportoi mbrëmjen e djeshme e para për plagosjen e Brahos.

plagosje ne skrapar skrapar andrea ajasllani valter braho

Sondazh

Poll