Aktualitet

Tregtonin fara kanabisi, arrestohen dy 21-vjeçarë në Durrës (EMRAT)

Dy të rinjtë do të akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

13 Qershor 2022, 08:14 Nga A.B
 Tregtonin fara kanabisi, arrestohen dy 21-vjeçarë në

DURRËS- Seldi Dauti dhe Gani Roci janë dy të rinjtë e arrestuar nga policia në Durrës pasi shisnin fara të dyshuara si cannabis sativa. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Dy të rinjtë do të akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për parandalimin e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një rast i tregtimit të farave narkotike, me qëllim kultivimin e tyre. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë sepse gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

durres arrestim ne durres

Sondazh

Poll