Aktualitet

'Portions'/ Shisnin kanabis në Unazë të Re dhe Yzberisht, arrestohen 3 persona

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Metollarit, është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza.

13 Qershor 2022, 08:47 Nga A.B
'Portions'/ Shisnin kanabis në Unazë të Re dhe
Kanabis

TIRANË- Falë operacionit policor të koduar "Portions" janë vënë në pranga tre të rinj. Marvin Metollari, Fabjon Xhani dhe Arnid Tafa janë të rinjtë e kapur nga policia në rrugën 'Tre dëshmorët' me kanabis sativa, të cilën e kishin ndarë në doza, gati për shitje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Metollarit, është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza. Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni i koduar "Portions", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 3 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Portions", gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: - M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në rrugën "Tre Dëshmorët", shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M., është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza. Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll