Bota

Shtëpia e Bardhë: Putin ka bllokuar eksportin e drithërave nga Ukraina 

Kirby tha se administrata e presidentit amerikan Joe Biden dhe vendet partnere po punojnë për të kapërcyer një bllokadë eksporti

13 Qershor 2022, 08:15 Nga d.d
Shtëpia e Bardhë: Putin ka bllokuar eksportin e drithërave nga
Foto ilustruese

SHBA-Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby, deklaroi ditën e djeshme se  presidenti rus Vladimir Putin, ka "bllokuar" ushqimin me pushtimin e tij në Ukrainë.

Sipas CNN, Kirby tha se administrata e presidentit amerikan Joe Biden dhe vendet partnere po punojnë për të kapërcyer një bllokadë eksporti që po shkakton një mungesë globale të ushqimit.

Absolutisht Putin ka bllokuar ushqimin dhe ne po punojmë shumë me komunitetin ndërkombëtar dhe OKB-në për të gjetur mënyra për të qenë në gjendje ta nxjerrim atë drith në tregun ku i takon. Ne do të ndiejmë një pjesë të kësaj ndoshta edhe këtu, kjo është arsyeja pse ne po punojmë kaq shumë me përpjekje për të gjetur njw rrugë alternative për të nxjerrë një pjesë të atij gruri,” tha Kirby.

Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shtyjë deri në 49 milionë njerëz drejt urisë për shkak të ndikimit të saj shkatërrues në furnizimin dhe çmimet globale të ushqimit. Kjo shifwr ka ardhur nga vlerësimet e OKB-së.

 

lufta ukraine-rusi shba john kirby vladimir putin joe biden

Sondazh

Poll