Aktualitet

Arratisja e Pulës, autoritetet italiane: Bosët e klaneve në burgje komandojnë rehat nga telefoni

Sekretari i përgjithshëm i S.PP. - Sindikata e Policisë së Burgjeve, Aldo Di Giacomo, ka ngritur shqetësimin se të burgosurit e kanë të lehtë të largohen nga qelitë

13 Qershor 2022, 08:14 Nga A.B
Arratisja e Pulës, autoritetet italiane: Bosët e klaneve në
Edison Pula

ITALI- “Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm shqiptar nga burgu i Trevisos (dy të tjerë janë filmuar) është për fat të keq vetëm i fundit në një seri e gjatë e ndodhur në një vit e gjysmë të fundit'- shkruajnë mediat italiane

Largimi i Edison Pulës nga vendi ku duhet të vuante dënimin, çon në 8 numrin e arratisjeve nga burgjet për këtë vit. 

'Ikja nga paraburgimi është bërë një sistem i lehtë”'- thotë sekretari i përgjithshëm i S.PP. - Sindikata e Policisë së Burgjeve - Aldo Di Giacomo. Ai ka ngritur shqetësimin se të burgosurit e kanë të lehtë të largohen nga qelitë e se nuk mund të bëhet asgjë për të komanduar krerët e klaneve që komandojnë nga telefoni. 

 “Si në filmat më klasikë dhe më të famshëm njeriu arratiset duke prerë hekurat e qelisë dhe duke u ulur me çarçafët. Tani presim zhurmën e zakonshme mediatike dhe notat e zakonshme të politikanëve të alarmuar vetëm kur ndodhin këto gjëra. Realiteti është se evazionet të gjitha së bashku - janë trefishuar në harkun kohor të disa viteve, para së gjithash sepse ata që organizojnë arratisjen përfitojnë nga "vrimat e mëdha" të sistemit të burgjeve: nga mungesa e personelit te mungesa. të mbikqyrjes dhe sistemeve infrastrukturore në institucionet të cilat janë gjithashtu një shekullore. Dhe përkundrazi Ministria mendon për “shtëpitë e dashurisë” në zbatim të të ashtuquajturit plan për afektivitetin dhe seksin e të burgosurve që i nënshtrohen regjimit 41 bis me 28 milionë eurot e gjetura nga qeveria sa hap e mbyll sytë. Është prova më klasike e provuar se ministri dhe qeveria nuk e kuptojnë se çfarë ndodh në burgun ku bosët dhe krerët e klaneve vazhdojnë të komandojnë rehat përmes telefonit dhe ku arratisja bëhet skenari i një filmi”.

Katër ditë më parë, në orën 05:00 të mëngjesit, Pula me 2 të burgosur të tjerë u arratisën nga burgu i Trevisos në Itali. 27-vjeçari shqiptar sharroi hekurat e qelisë së tij, zbriti me çarçafët e lidhur si litarë dhe kapërceu një mur 5 metra të lartë. Dy të burgosurit e tjerë u kapën nga policia, ndërsa vetëm Pula është në kërkim. Itaia e akuzon 27-vjeçarin për të paktën 50 grabitje. Në Shqipëri Pula një dënim prej 9 vitesh për trafik droge e kundërshtim të forcave të policisë dhe një gjyq të hapur për atentatin ndaj ish-efektivit Gentian Bejtja.

edison pula

Sondazh

Poll