Aktualitet

U takuan në klubin e natës, shqiptari përdhunon 20-vjeçaren në Itali, vajza: Nuk ndalonte

Mëngjesin e sotëm karabinierët kanë rënë në gjurmë të shqiptarit dhe e kanë arrestuar

13 Qershor 2022, 07:51 Nga A.B
U takuan në klubin e natës, shqiptari përdhunon
Policia italiane

ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit mes së shtunës (11 qershor) dhe të dielës (12 qershor). Të dy me banim më zonën e Pesarese, ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit.

I riu shqiptar fillimisht ka tentuar ta puthë vajzën, më pas e ka prekur, ia ka zgjidhur pantallonat duke e përdhunuar. Mediat italiane shkrujnë se vajza e tregoi historinë e përlotur para policisë.

Ajo iu lut të riut që të ndalonte mirëpo shqiptari s'bindej. Në një moment ajo arriti të çlirohej nga kthetrat e 22-vjeçarit dhe të shpëtonte. Më pas ka telefonuar miqtë e saj të cilët kanë dhënë alarmin karabinierëve, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje rreth orës 4. 

I riu jetonte në Vallefoglia me dajën e tij dhe punon për një kompani ndërtimi. Tani ai ndodhet në burgun Casetti në Rimini, në pritje të seancës që do të mbahet të martën.

shqiptari perdhunon 22-vjecaren ne itali itali

Sondazh

Poll