Aktualitet

Atentati ndaj Hasanbelliut në Belgjikë, dëshmitarët: Qëlluan dy burra, njëri ishte tullac

Dy ishin personat që qëlluan ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë

13 Qershor 2022, 07:44 Nga A.B
Atentati ndaj Hasanbelliut në Belgjikë, dëshmitarët:
Foto nga vendi i ngjarjes

BELGJIKË-Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është 43-vjeçari që ra pre e atentatit mbrëmjen e kaluar në Belgjikë. Me 6 plumba të marrë pas shpine e ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Brukselit. Dëshmitarët kanë treguar se kanë parë dy burra që qëlluan ndaj shqiptarit e më pas u larguan në një rrugë anësore, në të majtë të hotelit. 

'Ishin dy burra pak më të rritur, njëri qëlloi papritmas tjetrin disa herë dhe ikën në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Ai ishte tullac, i vogël dhe trupmadh”, deklaron dëshmitarja okulare.

Recepsioni i hotelit ka pamje nga vendi ku ndodhi incidenti. “Nuk e kemi idenë se kush është viktima, por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok”, thotë një punonjës i hotelit. 

Erion Hasanbelliu, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në Senatorium. 43-vjeçari, ishte burgosur për shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te ishte ne burg deri në vitin 2020.

ekzekutohet erion hasanbelliu

Sondazh

Poll