Aktualitet

E hëna nis me kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

13 Qershor 2022, 07:18 Nga A.B
E hëna nis me kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për
Moti

TIRANË- Java nis me mot të kthjellët e me temperatura të larta. Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakët në zonat verilindore dhe Juglindore. Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e bregdetit dhe zonave të ulëta do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.

moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll