Aktualitet

U qëllua me 6 plumba, kush është Erion Hasanbelliu (Konfliktet e mëparshme)

Por Hasanbelliu nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

12 Qershor 2022, 22:43 Nga I.A
U qëllua me 6 plumba, kush është Erion Hasanbelliu (Konfliktet e
Erion Hasanbelliu

TIRANË- Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është 43-vjeçari që ishte pre e atentatit mbrëmjen e kaluar në Belgjikë. Me 6 plumba të marrë shqiptari është duke luftuar me jetën në spitalin e Brukselit. Por Hasanbelliu nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Por kush është Erion Hasanbelliu?

Erion Hasanbelliu, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në Senatorium. 43-vjeçari, ishte burgosur për shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te ishte ne burg deri në vitin 2020.

Zanafilla e vrasjeve

Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Çela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17:15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.

Hakmarrja në Belgjikë

Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu qëllojnë me armë Juljan Çelën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Arrestimi në Elbasan

Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.

erion hasanbelliu ekzekutohet erion hasanbelliu

Sondazh

Poll