Familja u kthye nga SHBA ta kërkonte! Trupi i dekompozuar që u gjet dje i përket Sherif Mukajt
29-vjeçari është gjetur i dekompozuar, shtrirë në tokë dhe me një aparat celular Nokia e çelsa në duar. Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës, kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zone
KOLONJË- Eshtrat e gjetura një ditë më parë në fshatin Kreshovë të Kolonjës i përkasin Sherif Mukajt. I riu që rezulton i zhdukur që prej nëntorit të shkuar. 29-vjeçari është gjetur i dekompozuar, shtrirë në tokë dhe me një aparat celular Nokia e çelsa në duar. Mësohet se Policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës, hapnin dyert e shtëpisë ku edhe u gjet.
I riu jetonte në Kolonjë i vetëm ndërsa familjarët i kishte në Amerikë. 19 ditë pas zhdukjes së tij, ata u kthyen në atdhe dhe kërkuan nisnen e hetimeve për gjetjen e të birit. Shenja e fundit e këtij të fundit ishte makina, e cila u gjet e braktisur në fshatin Starje. Pas gjetjes së kufomës, Policia ka thirrur familjarët e 29 vjeçarit, ndërsa aktualisht në Komisariat janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.
Po ashtu, hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur, ndërsa celulari i tij po i nënshtrohet një ekspertize për të zbuluar personat e fundit me të cilët ka kontaktuar 29-vjeçari. Nuk dihet ende se çfarë mund t’i ketë ndodhur Mukajt, nëse ai ka pasur konflikte me ndonjë person dhe është vrarë, apo nëse ka ndërruar jetë nga ndonjë shkak tjetër.
Sondazh
Rrëfehet vajtori nga Lezha: Më ka ngelur peng që s'shkova tek Sokol Olldashi
Kolec Makaj Një nga profesionet shqiptare, që e ka zanafillën që në kohën e Lek Dukagjinit është ai i vajtorit. "Ab...
Historia si në filma/ Shqiptari vrau për hakmarrje bashkëatdhetarin në burgun e Larisës
Foto Ilustruese GREQI- Është pezulluar gjykimi i një shqiptari, 42-vjeçar, i cili akuzohet për vrasje me paramendim, lëndim...
E vrau dhe e tërhoqi zvarrë! Misteri në Fier, kush e vrau rojen e serave. Në Polici mbahet "kolegu”
Petraq Gjika FIER- Vazhdojnë hetimet për të zbuluar autorin dhe shkakun e vrasjes së 68-vjeçarit Petraq Gjika, nga Grecallia e F...
Mesazhi për “Kajmakët”/ Artan Hoxha: Po i ecte mirë, e morën vesh që kishte para
Edi Rama dhe Agim Kajmaku TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një postim lidhr me arrestimin e ish-kryebashkiakut t&eum...
EMRI/ Me armë dhe municion me vete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Foto Ilustruese VLORË- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, për armëmbajtje pa le...
EMRI/ Shqiptari del para Gjykatës në Angli: Bosi i drogës me theu dhëmbët me grusht
Kanabisi i kapur ANGLI- Një shqiptari në Angli i është thyer dhëmbi nga një prej personave, i cili e detyroi të punonte ...
E kërkojnë në qiell...fshihet në Shkodër! Pse shkoi RENEA në veri, gazetarja Lala: Iu la shëndenë!
Foto ilustruese TIRANË- Dikush po kërkohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijëve të vendit. Gazetarja Klod...
DOSJA- Nuredin Dumani vazhdon rrëfimin: Tek “Poja” e Plaurent Dervishaj mora makina, i përdora për vrasje
Foto ilustruese TIRANË- Dy personazhe të njohur të botës së krimit janë përmendur nga Nuredin Dumani, si njerëzit q...
41 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19, MSH: 3 të shtruar në spital
Spitali infektiv TIRANË- 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 407 t...
Shoqata e Avokatëve Penalistë: Nuk do jemi në grevë, afati është i shkurtër, dëmi ështe irelevant
Foto Ilustruese TIRANË- Shoqata e Avokatëve Penalistë ka reaguar në lidhje me grevën që po mbahet për hartën e re g...
