Aktualitet

Me 6 të shtëna pas shpine, qëllohet Erion Hasanbelliu në Belgjikë

Mësohet se ai është qëlluar 6 herë me plumba pas shpine.

12 Qershor 2022, 21:59 Nga I.A
Me 6 të shtëna pas shpine, qëllohet Erion Hasanbelliu në
Erion Hasanbelliu

BELGJIKË- Një burrë u qëllua të shtunën në mbrëmje në lagjen Place De Brouckère. Dyshohet se shqiptari është Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari, një emer i perfshire ne disa ngjarje kriminale në vend. Brusslestimes shkruan se ai është qëlluar 6 herë me plumba pas shpine nga një person me inicialet K.N.

Shërbimet policore janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës. Dëshmitarët raportuan një sërë të shtëna të shtëna në qendër të kryeqytetit. Policia thotë se po përdor mjetet maksimale për gjetjen e autorit(ve) të të shtënave.

Por kush është Erion Hasanbelliu?

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

erion hasanbelliu mikel rakipllari ekzekutohet erion hasanbelliu

Sondazh

Poll