Aktualitet

Mesazhi për “Kajmakët”/ Artan Hoxha: Po i ecte mirë, e morën vesh që kishte para

Artan Hoxha shkruan se socialisti kishte nisur që të binte në sy me paratë, ndaj dhe ishte arrestuar pak ditë më parë në  Itali, ndërsa në shtëpi kishte edhe 20 kilogram kokainë.

12 Qershor 2022, 18:15 Nga k.m.
Mesazhi për “Kajmakët”/ Artan Hoxha: Po i ecte mirë,
Edi Rama dhe Agim Kajmaku

TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një postim lidhr me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Me anë të një postimi në Facebook, Artan Hoxha shkruan se socialisti kishte nisur që të binte në sy me paratë, ndaj dhe ishte arrestuar pak ditë më parë në  Itali, ndërsa në shtëpi kishte edhe 20 kilogram kokainë. Po ashtu, ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë ata që i ka quajtur "kajmakë".

POSTIMI I PLOTË:

Eh hall i madh ç’e zuri Kajmakun e shkrete… Po i ecte mire trafiku, e moren vesh qe kishte bere para.I ke të pista, I thane.  Nese do t’i pastrosh, duhet të paguash fushaten elektorale dhe pastaj behesh biznesmen me letra… Mira tha mavriu, pagoi fushaten, bleu mandatin e kryetarit. Sapo nisi te pastronte parate dhe te behej biznesmen me letra, e thirren prape dhe i kujtuan problemin e vjeter. Po mire tha Kajmaku, ju e dinit “xanxen” e vjeter edhe kur me thirret për kryetar, pse nuk ma thate qe në ate kohe?! Po me late te harxhoja nje dynja para per fushaten?! Kur e pane se Kajmaku nisi ta besoje vertete, qe e kishte votuar populli, i thane: Kajmak do te ikesh me te mire apo të fusim ne burg?! Pa ç’pa Kajmak mavriu, i pagoi ca para për avokatet, ca miliona të tjera për prokuroret dhe gjyqtaret. E la biznesllekun me letra dhe ju kthye zanatit të vjeter, punen qe di te bej me mire, narkotrafikun. Tani qe e kapen me 20 kg kokaine, në zanatin e vet, i kujtojne se:”ja u kap ky narkotrafikanti qe donte te behej biznesmen me letra”… Prandaj mesazhi për gjithe “Kajmaket” e tjere qe merren me “tregeti fidanesh” në Bashkimin Europian eshte: “Qendrojini larg politikes, sepse kjo rrace politikanesh qe kemi ne, po e mori vesh se keni bere pasuri, u merr jo vetem parate, fidanet dhe vazot e tyre, por u merr edhe bajgat e bagetive qe kane brenda vazot e luleve….Në foto: Kajmaku me “kryekajmakun” e qeverise ne zgjedhjet lokale 2019, kur Kajmaku ishte “burre i ndershem” dhe parate e “tregetise se fidaneve” nuk ishte aq shume të pista për te paguar fushaten elektorale..

 

artan hoxha arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll