Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina përplas 10-vjeçarin, autori ikën nga vendngjarja

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nga policia po punon për identifikimin dhe ndjekjen e autorit. 

12 Qershor 2022, 20:49 Nga I.A

Aksident në Vlorë, makina përplas 10-vjeçarin, autori

VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një makinë tip Fiat, ka përplasur një 10-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja me shpejtësi. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nga policia po punon për identifikimin dhe ndjekjen e autorit. 

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne vlore

Sondazh

Poll